Availability

We are sorry, there are no rooms available at this accommodation at the moment

PĂ«rshkrimi

🏬 RAYMAR HOTEL 5* UAI | SIDE

✈ Nisja: 17.07
✅ 4 ditĂ« ‱ 335€

Çmimi pĂ«rfshinĂ«:
❶ Akomodimi pĂ«r person nĂ« dhomĂ« dyshe
❷ ShĂ«rbimi Ultra All Inclusive
❞ Fluturimi direkt nga Prishtina me TURKISH AIRLINES
âč Transferi ne dy drejtimet
Çmimi nuk pĂ«rfshinĂ«:
❶ TaksĂ«n e aeroportit (40€)

DALLIMI 7NETË & 7DITË: Nisja Ă«shtĂ« e njejtĂ« nĂ« tĂ« dyja rastet – pritja pĂ«r tĂ« marr dhomĂ«n e hotelit 1-2 orĂ«. Kthimi dallon; nĂ« 7netĂ« (produkti i njejt sikur vitet e kaluara) ju e shfrytezoni dhomĂ«n deri rreth orĂ«s 24:00 tĂ« ditĂ«s sĂ« 7-tĂ« kur edhe vjen autobusi tĂ« ju kthen nĂ« aeroport.
Ndërsa në 7ditë, ju keni 6netë dhe e lironi dhomën në ora 12:00 të ditës së 7-të dhe e vazhdoni shfrytëzimin e hotelit (pa dhomë) deri rreth orës 24:00 kur edhe vjen autobusi të ju kthej në aeroport.

Sheshi NĂ«nĂ« Tereza 15 (pĂ«rballĂ« “TelefonisĂ« Vala”), PRISHTINË
www.four-seasons.travel | info@four-seasons.travel
☎ 038/221-225, 221-224 | 045/221-225

 

Pozita: Hoteli është I vendosur ne regjionin Alara, 36 km nga Alanya dhe 90km nga aeroporti i Antalisë.  

Vendosja: Hoteli posedon 266 dhoma nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« me 6 kate. Dhoma standarde janĂ« 208 (24mÂČ, shtrat francez + njĂ« shtrat +sofa, max2+2pax), dhoma standarde superiore janĂ« 30 (35mÂČ, max4pax). Dhoma familjare janĂ« 18 (37mÂČ, dy dhoma gjumi me derĂ« ndarĂ«se nĂ« mes, njĂ« banjĂ«, max4pax), dhoma suita 4, (50mÂČ, njĂ« dhomĂ« gjumi me pjesĂ«n e ndejĂ«s, njĂ« banjĂ« me Jacuzzi, max3pax) dhe Tower Suita 6, /suita nĂ« kullĂ«/ (45mÂČ, njĂ« dhomĂ« gjumi me pjesĂ«n e ndejĂ«s, njĂ« banjĂ« me Jacuzzi, VIP dizajn, max3pax). TĂ« gjitha janĂ« me ballkon, banjĂ« private me dush, vaskĂ« dhe tharĂ«se flokĂ«sh, sistem tĂ« klimatizuar qendror i cili punon sipas kushteve klimatike, linje telefoni direket, mini bar (rimbushet ne baza ditore me ujĂ« dhe lĂ«ngje), arke, TV satelitor dhe kanale muzikore.

ShĂ«rbimi: Ultra All Inclusive – bufe e hapur pĂ«r mĂ«ngjes, mĂ«ngjes i vonshĂ«m, dreka, ushqim i lehte i pasdites, Ă«mbĂ«lsira, kafe, çaj, darkĂ« dhe bufe e hapur nĂ« orĂ«t e vona. TĂ« gjitha pijet joalkoolike dhe alkoolike vendore dhe standarde tĂ« importuara, mini bari rimbushet çdo dite me ujĂ« dhe lĂ«ngje. A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe shfrytĂ«zohet pa pagĂ«s njĂ« here gjatĂ« qĂ«ndrimit. Bufe dietale dhe bufe pĂ«r fĂ«mijĂ« janĂ« nĂ« restorantin kryesor. Nuk janĂ« te pĂ«rfshira nĂ« koncept: pijet alkoolike luksoze tĂ« importuara, lĂ«ngu i freskĂ«t i pemĂ«ve, verĂ«rat speciale, shĂ«rbimi nĂ« dhomĂ«, A’la Carte restorantet nuk lejohen pĂ«r fĂ«mijĂ«t nen moshĂ«n 7 vjeçare.

PĂ«rmbajtja: Restoranti kryesor me shĂ«rbime te bufes se hapur, A’la Carte restorantet: kuzhinĂ« turke, restorant peshku, kuzhinĂ« meksikane, bare pĂ«rgjatĂ« kompleksit hotelier, disko klub. Mjeku, floktari, pastrimi i rrobave, qendra tregtare, rent a car, interneti (nĂ« lobi Ă«shtĂ« pa pagesĂ«) dhe lojĂ«rat kompjuterike janĂ« me pagese shtesĂ«.

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat, me rëre dhe guralec, shtretërit, peshqirët dhe ombrellat janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e brendshme dhe e jashtme, pishinë për fëmijë, rrëshqitëse te ujit, palestër e sportive, saunë, banjë turke, Jaccuzi, teren tenisi, volejbolli, basketbolli janë pa pagesë.Ndriçimi dhe pajisjet për tenis, orët për tenis, masazhi, SPA qendra, bilardo, sportet ujore dhe shkolla për zhytje janë me pagesë shtesë.Programe argëtuese, gara të ndryshme gjate ditës, show program në mbrëmje, mini klub për fëmije dhe programe për fëmijë.

Check-in time

14:00

Check-out time

12:00